Boksieri Erzen Rrustemi rikthen formën ideale fizike, pushon në bregdetin shqiptar

  • 31 July 2019 - 15:34
Boksieri Erzen Rrustemi rikthen formën ideale fizike, pushon në bregdetin shqiptar

Boksieri kosovar, Erzen Rrustemi e ka rikthyer formën e tij ideale fizike, teksa po pushon në bregdetin shqiptar para sfidave të ardhshme që e presin në boksin profesionist

Muaj më parë, Erzen Rrustemi nuk qëndronte aspak mirë në aspektin fizik pasi kishte shtuar shumë peshë.

Mirëpo, boksieri i njohur kosovar e ka lënë prapa krahëve atë periudhë dhe tash po sheh dritë.

Image

 

 

Falë ushtrimeve të forta dhe ushqimit rigoroz, boksieri që jeton në diasporë e ka rikthyer formën ideale fizike, siç shihet në këto fotografi.

Ai po i kalon këto ditë duke pushuar në bregdetin shqiptar, ku po relaksohet para sfidave të ardhshme që e presin në karrierë.

Rrustemi është njëri prej boksierëve më të mirë dhe më të suksesshëm të Kosovës viteve të fundit.

Edhe pse jeton dhe vepron jashtë vendit, Rrustemi nuk e harron asnjëherë vendin e tij – Kosovën, të cilën e viziton shpesh dhe njihet si një njeri human.

Gjithashtu, flamurin kuqezi e mban kudo që shkon, përpos që e ka në zemër gjithmonë. 

(Kosova Sot Online)