Berisha i kryen vizitat mjekësore tek Lazio

  • 31 July 2019 - 17:35
Berisha i kryen vizitat mjekësore tek Lazio

Valon Berisha i ka kryer sot vizitat mjekësore tek Lazio. Mesfushori kosovar së fundmi i dha fund fazës së rehabilitimit dhe tash është i gatshëm t’i bashkohet ekipit në fazën përgatitore

Valon Berisha ka zbarkuar dje në Romë për t’iu ribashkuar Lazios pas fazës rehabilituese prej dy muajsh.

Mesfushori kosovar kishte pësuar lëndim në meniskun e gjurit dhe nga ajo kohë nuk kishte luajtur.

Por, duket se periudhës së errët i ka ardhur fundit dhe tash ai pritet t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit në fazën përgatitore.

Mirëpo, fillimisht përfaqësuesi kosovar sot i është nënshtruar vizitave mjekësore në klinikën Paideia për ta shikuar forcën e tij fizike momentale, një kontroll rutinor që bëhet para çdo sezoni.

Stafi mjekësor i Biancocelesti do të ketë kujdes të veçantë me gjendjen fizike të ish-futbollistit të Salzburgut, i cili e ka kaluar një fazë të personalizuar të shërimit në Austri dhe në Kosovë, ndërsa ka zbarkuar në kryeqytetin italian dje.

Futbollisti i lindur dhe rritur në Norvegji pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi që nga muaji shtator. 

(Kosova Sot Online)