Neymar vazhdon stërvitjet me PSG-në, në pritje të ofertave

  • 31 July 2019 - 17:33
Neymar vazhdon stërvitjet me PSG-në, në pritje të ofertave

Nën një mot me shi, Neymar ka stërvitur përsëri me skuadrën e Paris Saint-Germainit. Braziliani akoma dëshiron të largohet, por nuk ka marrë asnjë ofertë ende.

Duket se jemi afër ta shohim Neymarin përsëri duke luajtur në fanellën e PSG-së. Pasi e shëroi lëndimin më të fundit në nyjën e këmbës, i cili e la jashtë Kupës së Amerikës, braziliani është kthyer në stërvitje me grupin në një kohë kur nuk e di të ardhmen e vet.

Para pak ditësh, Neymari punoi i vetëm në Paris dhe në Azi për t’u rikuperuar. Tani në Kinë dhe nën një shi të fortë, Neymar stërviti me skuadrën.

Pas ndeshjes së fundit, trajneri Thomas Tuchel u shpreh se nuk dëshiron ta humbasë brazilianin.

“Nuk ka asgjë të re, ai është lojtari ynë”, tha gjermani, duke e ditur se klubit është duke tentuar të arrijë marrëveshje me të për të qëndruar për edhe një sezon tjetër.

Megjithatë, Neymar është ende në pritje të Barcelonës, klubit për të cilin dëshiron të luajë përsëri, që ta gjejë një formulë për ta paguar çmimin që PSG-ja e kërkon për të. 

(Kosova Sot Online)