Tifozët shqiptarë me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë i tërbojnë serbët në Finlandë

  • 31 July 2019 - 21:36
Tifozët shqiptarë me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë i tërbojnë serbët në Finlandë

Mediat serbe janë ankuar se disa tifozë shqiptarë e kanë ofenduar klubin serb Crvena Zvezda para ndeshjes kundër HJK-së, në Ligën e Kampionëve në Helsinki.

HJK-ja e mposhti Zvezdën 2:1 në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve të mërkurën, por klubi serb kalon në rundin e tretë me rezultat të përgjithshëm 3:2 falë fitores 2:0 në shtëpi në ndeshjen e parë.

Megjithatë, në Serbi ankohen se gjashtë tifozë shqiptarë, të mbështjellë me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë, ua kishin prishur atyre qetësinë dhe e kishin ofenduar Zvezdën para fillimit të këtij takimi.

Gazeta serbe Kurir e ka publikuar një video ku shihet tifozët shqiptarët duke brohoritur gjoja “bij bushtrash. Çetnikë”.

Në video ata nuk dëgjohen qartë dhe nuk dihen se çfarë brohorisnin, megjithatë.

Pas ankesave të gazetarit të Kurir, ata janë zhvendosur në një tribunë tjetër nga sigurimi në stadiumin e Helsinkit.

Kjo ngjarje vjen një jave pasi tashmë ish-trajneri dhe disa futbollistë serbë nuk u paraqiten për Slovan Bratislavën kundër Feronikelit me kërkesë të Qeverisë së Serbisë dhe në stadiumin e klubit sllovak u dëgjuan thirrje politike dhe nacionaliste kundër Kosovës të orkestruara nga tifozët serbë. 

(Kosova Sot Online)