Puyol: E kam refuzuar dy herë Real Madridin

  • 31 July 2019 - 22:41
Puyol: E kam refuzuar dy herë Real Madridin

Ish-kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, ka zbuluar se i kishte hedhur poshtë dy oferta për t’iu bashkuar Real Madridit në të kaluarën.

Legjenda spanjolle tregoi sesi Madridi kishte tentuar ta blinte atë dy herë në sezonet 2001/02 dhe 2004/05, por pa sukses.

“Real Madridi e emërtoi Jose Antonio Camachon si trajner të ri dhe ai më kërkoi mua dhe Ronaldinhon”, tha Puyol për TV3.

“Ata u përpoqën të më transferonin mua në dy raste, por unë isha në klubin më të mirë në botë dhe doja të fitoja tituj aty. Prandaj edhe qëndrova”, shtoi ai.

Puyol e ka kaluar tërë karrierën e tij në Camp Nou.

(Kosova Sot Online)