Tottenham fitues i Audi Cup, pas triumfit me penallti kundër Bayern Munich

  • 31 July 2019 - 22:57
Tottenham fitues i Audi Cup, pas triumfit me penallti kundër Bayern Munich

Tottenham Hotspur e ka fituar turneun miqësor Audi Cup 2019, pasi e mposhti Bayern Munich 6:5 në gjuajtje të penalltive në finalen e së mërkurës në Munih.

Nikoqiri Bayern Munich luftoi për t’u kthyer në lojë nga disavantazhi prej dy golave duke e barazuar rezultatin në 2:2, por Tottenham u tregua më i suksesshëm në gjuajtën e penalltive dhe e fitoi Audi Cup për herë të parë në tentimin e dytë.

Tottenham, që në gjysmëfinale e kishte eliminuar Real Madridin, e nisi takimin mirë dhe shënojë herët. Erik Lamela e kaloi skuadrën e Mauricio Pochettinos në epërsinë në minutën e 20-të.

Kur akrepat shënonin një orë lojë, Christian Eriksen e dyfishoi epërsinë duke shënuar nga afërsia.

Por, Bayern, që në gjysmëfinale e shkatërroi 6:1 Fenerbahcen e Vedat Muriqit, tregoi shpirt luftarak duke u kthyer në lojë pas vetëm tre minutave.

Jann-Fiete Arp shënoi gol të bukur para se Alphonso Davies ta bombardonte portën e anglezëve për 2:2 tetë minuta para fundit.

Por Paulo Gazzaniga i priti dy penallti, të David Alabas dhe Jerome Boateng për t’ia siguruar trofeun Tottenhamit.

(Kosova Sot Online)