Benzema: Më lejoni t’ju them diçka, ky është veç parasezon

  • 31 July 2019 - 23:10
Benzema: Më lejoni t’ju them diçka, ky është veç parasezon

Real Madridi e fitoi ndeshjen e parë parasezonale duke e mposhtur Fenerbahcen 5:3, në një ndeshje për vendin e tretë në Audi Cup.

Por, Benzema, i cili i shënoi tri gola në këtë ndeshje, nuk dëshiron ta lejojnë veten të kapet nga euforia.

Sulmuesi francez dëshiron që përqendrimi të jetë në fillimin e sezonit të ri 2019/20.

“Më lejoni t’ju them diçka, quhet parasezon”, tha Benzema për gazetarë pas het-trikut në fitoren e së mërkurës.

“Parasezoni bëhet për ta arritur një nivel të lartë para se të nisë sezoni. Ne jemi duke punuar shumë në nivel fizik dhe në nivel taktik”, shtoi ai.

“Është normale të kritikohesh nëse e humb derbin duke i pranuar shtatë gola, po kjo mbetet në të kaluarën dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë. Iu bëj thirrje tifozëve të kenë besim në ne sepse kemi nevojë për ta”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online)