Pasi u tall me Kane, i riu i Liverpoolit detyrohet të kërkojë falje

  • 01 August 2019 - 08:19
Pasi u tall me Kane, i riu i Liverpoolit detyrohet të kërkojë falje

Lojtari i ri i Liverpoolit, Harvey Elliott, ka kërkuar falje përmes rrjeteve sociale, pas publikimit të një videoje në të cilën ai u duk se po e përqeshte yllin e Tottenhamit, Harry Kane.

16-vjeçari, i cili iu bashkua Liverpoolit nga Fulhami të dielën, e postoi një video të veten në Snapchat para një kohe, duke e imituar Harry Kane-in në një mënyrë ofenduese. Videoja e publikuar shkaktoi debat në rrjetet sociale.

Elliotti e përdori llogarinë e tij në rrjetin social Instagram për ta komentuar sjelljen e tij, duke insistuar se atij i vinte me të vërtetë keq për veprimet e bëra, pasi që ato nuk e përfaqësojnë atë si njeri.

“Do të doja të kërkoj falje me gjithë zemër për të gjitha ofendimet që u shkaktuan për shkak të videos time që është shpërndarë nëpër internet”, tha Elliot në Instagram.

“Videoja u incizua përderisa unë po tallesha me shokët e mi në një mjedis privat dhe nuk ishte e drejtuar te ndonjë individ, por unë e kuptoj se veprimet e mia ishin të pamatura dhe të pakuptimta.

“Do të doja ta theksoja se përmbajtja e kësaj videoje nuk më përfaqëson mua si person apo mënyrën se si jam rritur. Më vjen me të vërtetë keq”.

Në video shihej Elliott duke e përqeshur kapitenin e Kombëtares së Anglisë për zërin dhe theksin e tij të të folurit, si dhe duke e ofenduar. Kjo video u publikua të martën. 

(Kosova Sot Online