Klopp: Duhet të luajmë më mirë kundër Man Cityt

  • 01 August 2019 - 09:18
Klopp: Duhet të luajmë më mirë kundër Man Cityt

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, beson se skuadra e tij duhet ta gjejë një formë edhe më të mirë për përballjen e së dielës me Manchester Cityn, në kuadër të Community Shield, përkundër që e mbyllën mirë turneun parasezonal.

Kampioni evropian rrezikoi ta pësojë një disfatë në Gjenevë, pasi Memphis Depay shënoi gol qysh herët në ndeshje. Mirëpo, golat e Roberto Firminos dhe Harry Wilsonit e autogoli i Joachim Andersen bënë që Liverpooli ta mposhtë Lyonin me rezultat 3:1.

Ky rezultat erdhi pas disfatës me rezultat 3:0 në fundjavë, kundër Napolit në “Murrayfield”. Ajo kishte qenë ndeshja e katërt miqësore pa fitore për Liverpoolit gjatë këtij turneu parasezonal.

“Në përgjithësi, ishte një paraqitje shumë më e mirë. Por, sërish, unë thashë se një gjë e tillë do të ndodhë. Tani i kemi edhe tri ditë për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Manchester Cityt dhe ne do ta shohim çfarë do të bëjmë aty”, ka thënë Klopp.

“Natyrisht që jam i lumtur, por unë e di se ne duhet të luajmë shumë më mirë për të pasur gjasa të fitojmë kundër Manchester Cityt”.

“Manchester City është ndryshe nga të gjitha ndeshjet e tjera që ti i luan – duhet të luadh ndeshje parasezonale kundër Manchester Cityt për t’u përgatitur për Manchester Cityt dhe ne nuk e bëmë këtë gjë”.

“Duhet të përshtatemi me këtë, por gjithçka është mirë. Ndeshja e së mërkurës ishte shumë, shumë e rëndësishme në aspektin fizik për të gjithë djemtë dhe nga një pikë psikologjike gjithashtu”.

“Jemi të gjithë njerëz dhe humbja e ndeshjeve të futbollit nuk është diçka me të cilën mësohesh, kështu që jam me të vërtetë i lumtur që e ndryshuam këtë gjë”.

Kosova Sot Online )