Tifozin e Chelseat e largojnë me dhunë nga treni pasi nuk ndalej së kënduari

  • 01 August 2019 - 09:47
Tifozin e Chelseat e largojnë me dhunë nga treni pasi nuk ndalej së kënduari

Një tifoz i Chelseat nuk ndalej së kënduar për skuadrën e tij të preferuar në një tren në Londër, mirëpo ai nuk mbeti në atë tren edhe për një kohë të gjatë.

I zemëruar nga sjellja e tifozit të Chelseat, një pasagjer tjetër e shtyu atë duke e larguar nga treni, vetëm disa momente para se të mbylleshin dyert e trenit.

Vajza me të cilën po udhëtonte tifozi në fjalë qëndroi në tren dhe e organizoi një takim me të në ndalesën tjetër.

Ky tifoz i Chelseat do të mundë ta shikojë skuadrën e tij ta mbyllë turneun parasezonal të shtunën, kur klubi londinez do të përballet në ndeshjen miqësore me Borussia Monchengladbach. 

(Kosova Sot Online)