Presidenti i FIBA Evropës do ta përcjellë ndeshjen Kosovë – Angli

  • 01 August 2019 - 11:12
Presidenti i FIBA Evropës do ta përcjellë ndeshjen Kosovë – Angli

Më 7 dhe 8 gusht në Kosovë do të qëndrojë Presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel.

Presidenti i FIBA Evropës vjen për shkak të organizimit të Kampionatit Evropian, Divizioni B, për femra U20. 

Kjo është hera e parë që një Evropian i Divizionit B organizohet në Prishtinë. Për këtë arsye, vizita e Turgay Demirelit është mirëpritur Federata e Basketbollit të Kosovës

“Vizita e Demirel-it dëshmon për përkrahjen e tij për basketbollin e Kosovës, si dhe dëshmon përkrahjen për Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), për punën që po bënë me gjenerata të reja”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga FBK-ja.

Demirel do ta shohë nga afër organizimin e Evropianit, kurse gjithashtu do të jetë në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe, që zhvillohet më 7 gusht (e mërkurë, ora 20:30) në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.  

Takimi zhvillohet në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

(Kosova Sot Online)