Mourinho e lavdëron veten kur pyetet për Lampardin

  • 01 August 2019 - 11:28
Mourinho e lavdëron veten kur pyetet për Lampardin

Jose Mourinho e ka theksuar rekordin e tij mbresëlënës në ndeshjet e para të ligës, kur është pyetur për ndeshjet e parë të Frank Lampardit si trajner i Chelseat kundër Manchester Unitedit në Premierligë.

Unitedi është nikoqir i Chelseat më 11 gusht, në javën e parë të sezonit të ri 2019/20 në Premierligë.

Vëmendja do të jetë në të dy palët në fillim të sezoni. Ole Gunnar Solskjaer do të jetë nën presion për të dëshmuar se fillimi i mirë të jetës që e pati në Old Trafford nuk ishte i rastësishëm.

Ndërsa Lampard, që e mori drejtimin e Chelseat këtë verë, duhet të bëjë më mirë se Maurizio Sarri që i drejtoi të kaltrit drejt vendit të tretë në Premierligë, dy filaneve në kupa dhe triumfit në Ligën e Evropës sezonin e kaluar.

Mourinho i ka regjistruar 10 fitore dhe pesë barazime në 15 ndeshjet hapëse në karrierë.

“Në rastin tim, unë kam rekord fantastik të fitoreve dhe disa barazimeve në ndeshjet e para të sezoneve”, tha Mourinho për Sky Sport kur u pyet për ndeshjen e parë të Lampardit.

(Kosova Sot Online)