FFK-ja u kërkon FIFA-s e UEFA-s t’i ndalojnë garat ilegale të Serbisë në Kosovë

  • 01 August 2019 - 11:47
FFK-ja u kërkon FIFA-s e UEFA-s t’i ndalojnë garat ilegale të Serbisë në Kosovë

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se i ka shkruar zyrtarisht letër presidentit të FIFA-s, Gianni Infantinos, dhe presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferinin, në lidhje me aktivitetet e fundit të ashtuquajturit klub Trepça nga Mitrovica e Veriut.

“Trepça” së fundi u përfshi në kategorinë e tretë të futbollit të Serbisë. Federata e Futbollit të Kosovës reagoi menjëherë pas këtij lajmi dhe tani ka kërkuar që dy shtëpitë e mëdha të futbollit të reagojnë gjithashtu.

FFK-ja ka kërkuar ndalimin e çdo lloj gare të futbollit të Serbisë në territorin e shtetit të Kosovës, si dhe që UEFA dhe FIFA ta detyrojnë Federatën serbe që ta ndryshojë statutin e saj, ku Kosovën e paraqet si pjesë të federatës së tyre, e që është në kundërshtim me realitetin dhe statutet e FIFA-s e UEFA-s.

Image
Image
Image
Image

(Kosova Sot Online)