Mulaomeroviq zgjedh 12-shen përfundimtare të Kosovës

  • 01 August 2019 - 13:23
Mulaomeroviq zgjedh 12-shen përfundimtare të Kosovës

“Dardanët do t’i zhvillojnë ndeshjet parakualifikuese të Eurobasket 2021 nga 3 deri më 21 gusht, ku do të luajnë me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe

Përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomeroviq, ka zgjedhur 12 basketbollistët që do të luajnë në ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe, në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese për Eurobasket 2021.

Kosova më 3 gusht ballafaqohet me Luksemburgun në udhëtim, derisa më 7 gusht në palestrën “Minatori” në Mitrovicë do të ballafaqohet me Britaninë e Madhe.

Më 14 gusht e pret Luksemburgun në Mitrovicë, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë së Madhe më 17 gusht, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

Fituesi i grupit kualifikohet në rrethin e ardhshëm. 

Lista

Divine Myles

Valon Bunjaku

Dardan Berisha

Mikaile Tmusic

Edmond Azemi

Drilon Hajrizi

Erjon Kastrati

Gëzim Morina

Fisnik Rugova

Meriton Ismaili

Dardan Kapiti

Samir Zekiqi

Damir Mulaomeroviq Trajner

Bujar Loci Ndihmëstrajner

Ilir Selmani Ndihmëstrajner

Andin Rashica Ndihmëstrajner

(Kosova Sot Online)