Gotze e komenton sezonin e fundit të “Game of Thrones”: Prisja diçka tjetër…

  • 01 August 2019 - 14:07
Gotze e komenton sezonin e fundit të “Game of Thrones”: Prisja diçka tjetër…

Ylli i Borussia Dortmund, Mario Gotze, ka thënë se sezonit të fundit të serisë “Game of Thrones” i munguan detajet por gjithsesi ishte shumë i bukur dhe i kompletuar.

Seria e gjatë e zhanrit fantazi përfundoi në fillim të vitit 2019, por shumë shikues dhe fanatikë të saj u ndien të zhgënjyer me mënyrën sesi përfundoi ajo. Ata e vlerësuan të dobët dhe të vështirë për ta kuptuar.

“Game of Thrones” ka nxitur komente dhe kritika nga pjesë të ndryshme të botës dhe disiplinave, përfshirë të sportit.

Sulmuesi i Dortmundit Gotze, i cili e shënoi golin e fitores 1:0 për Gjermaninë kundër Argjentinës në finale të Kupës së Botës më 2014, e ka dhënë mendimin e vet për sezonin final të serisë televizive.

“’Game of Thrones’ është seria ime e parapëlqyer. Tregimi dhe stili janë sensacionale në sytë e mi”, tha Gotze për Goal.

“Sezoni i fundit ka qenë i vështirë për t’u vlerësuar. Në përgjithësi, mendoj se është punuar dhe treguar shumë mirë, edhe pse ka mundur të jetë më i detajuar. Ka pasur shumë tema të cilat kanë mundur të ishin ndriçuar”, shtoi ai.

“Në fund, prisja diçka tjetër, por gjithsesi e gjithë seria ishte shumë e kompletuar dhe e bukur”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)