Dybala kërkon rrogë prej 20 milionë eurosh në vit!

  • 01 August 2019 - 14:52
Dybala kërkon rrogë prej 20 milionë eurosh në vit!

Sulmuesi argjentinas e kërkon një rrogë astronomike me kusht që të transferohet në “Old Trafford”

Paulo Dybala është i gatshëm të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere.

Por, sulmuesi argjentinas kërkon kushte për të ndodhur kjo.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, ish-futbollisti i Palermos ia ka kërkuar Manchester Unitedit një rrogë astronomike prej 20 milionë eurosh në vit për t’u transferuar eventualisht në “Old Trafford”.

United ka hyrë në bisedime me Juventusin për sulmuesin argjentinas, por nuk përjashtohet mundësia që klubet t’i shkëmbejnë sulmuesit Dybala e Romelu Lukaku.

Në rast se “Djajtë e Kuq” pranojnë t’ia paguajnë Dybalas afro 400 mijë euro në javë, ai do të bëhet lojtari i dytë më i paguar në Premierligë pas Mesut Ozilit. 

(Kosova Sot Online)