Mediat serbe në alarm, pas vendimit të FFK-së për klubet serbe

  • 01 August 2019 - 17:43
Mediat serbe në alarm, pas vendimit të FFK-së për klubet serbe

Kërkesa e FFK-së për çështjen e klubit të Trepçës nga Mitrovica e Veriut nuk është pritur aspak mirë nga mediat serbe.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka nisur një letër në adresën e presidentit të FIFA-së, Gianni Infantinos dhe presidentit të UEFA-së, Aleksander Ceferin, në lidhje me përfshirjen e një klubi të ashtuquajtur Trepça në kategorinë e tretë të futbollit të Serbisë.

Aty kërkohet ndalesa e çfarëdo lloj gare të futbollit të Serbisë në territorin tonë si dhe ndryshimi i statusit të Federatës së Futbollit të Serbisë, e cila ende paraqet Kosovën si pjesë të tyre.

(Kosova Sot Online)