Zyrtare: Arsenali rekord 80 milionësh me Pepe

  • 01 August 2019 - 17:59
Zyrtare: Arsenali rekord 80 milionësh me Pepe

Sulmuesi anësor Nicolas Pepe është bërë transferi rekord i Arsenalit, i cili i është bashkuar klubit londinez nga Lille për 80 milionë euro

Lojtari 24 vjeçar i Bregut të Fildishtë është duke i kompletuar letrat e punës para transferit të tij të enjten (sot). Ai do ta bart fanellën me numrin 19.

“Nicolas është një sulmues anësor tepër i talentuar i cili është kërkuar nga shumë top skuadra në Europë”, ka thënë trajneri i Arsenalit, Unai Emery.

“Nënshkrimi me një sulmues top klas ishte objektivi i jonë kryesor këtë afat të transfereve dhe jam i gëzuar që ai na është bashkuar”.

“Ai do ti jepe shpejtësi, fuqi dhe kreativitet lojës tonë duke shënuar edhe shumë gola për skuadrën tonë”.

Nga ana tjetër Nicolas Pepe ka thënë se ai është i lumtur që do të luajë me disa lojtarë francez në këtë skuadër.

“Kur mora vesh që Arsenali me kërkonte, menjëherë mendova për djemtë francez që luajnë këtu”.

“Mendova për Mesut Ozil, kampion bote, Lacazette, Aubameyan dhe shumë të tjerë, natyrisht, këta janë lojtarët të cilët ma mbushën mendjen sepse i kam shikuar ata kur isha në Lille”.

“Po ashtu, Lacazette luante për Lyon kështu që kisha mundësinë që të luajë edhe kundër tij. Tani jam i nderuar që luaj kundër tyre”. 

(Kosova Sot Online)