Partizani kërkon rikthimin e rezultatit në Moldavi kundër Sheriffit

  • 01 August 2019 - 18:16
Partizani kërkon rikthimin e rezultatit në Moldavi kundër Sheriffit

Partizani i Tiranës ka udhëtuar sot për në Moldavi ku do të përballet me kampionin moldavë

Kampionët e Shqipërisë kanë humbur në ndeshjen e parë në Tiranë, me rezultat të ngushtë 1-0.

Megjithatë, ata mendojnë se mund ta përmbysin rezultatin, marrë parasysh paraqitjen e tyre në ndeshjen e parë, ku krijuan shumë raste por nuk i konkretizuan.

Skuadra shqiptare do të bëj maksimumin që të kthej rezultatin në të mirë të tyre. 

(Kosova Sot Online)