Edhe Partizani eliminohet nga garat e Europës

  • 01 August 2019 - 21:21
Edhe Partizani eliminohet nga garat e Europës

Ishin shtatë skuadra shqiptare që sivjet garonin në garat e Europës. Por asnjë prej tyre nuk kanë arritur që të jetë në xhiron e tretë të dy garave më të famshme Europiane

KF Partizani, kampion i Shqipërisë i ka dhënë fund maventurës së tyre në kualifikimet në Europa Ligë.

Humbja në Tiranë ishte shkaku që Partizani i jep fund kësaj aventure, edhe pse pati një paraqitje të mirë, por fati nuk ishte në anën e tyre.

Kampioni shqiptar e filloi mirë këtë takim dhe arriti që ti barazoi shifrat në 1-1, duke shkrirë epërsinë e Sheriffit të kriuar në Tiranë.

Ishte Jasir Asani i cili shënoi në minutën e 29-të pas një asistimi te Solomon Theophilus.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e ngushtë të Partizanit. Ky rezultat çonte ndeshjen në vazhdime.

Megjithatë, gjatë pjesës së dytë Partizani u gjend në një presion nga skuadra vendase.

Ousmane N’Diaye, goli për vendasit erdhi në minutën e 63-të pas asistimit të Cristianos.

Megjithatë, Partizani rezistoi mirë në këtë ndeshje pasi që skuadra vendase pati 20 goditje nga të cilat 8 ishin brenda kornizave të portës, 10 jashtë kurse dy goditje u bllokuan nga mbrojtësit shqiptar.

Ndërkohë, Partizani sulmoi 10 herë ku dy goditje përfunduan në portë, njëra prej të cilave u shndërrua në gol.

Megjithatë, Partizani është skuadra e fundit shqiptare që eliminohet nga garat e Europës, nga Liga e Kampionëve dhe Europa Liga.

Derisa katër skuadrat e tjera u eliminuan në xhiron paraeliminatore dhe në xhiron e parë. Kurse tre kampionët, Shkendija, Feronikeli dhe tani Partizani eliminohen në xhiron e dytë të Europa Ligës, pas dështimit të tyre në Ligën e Kampionëve, ku dështuan ta kalojnë rrethin e parë. 
(Kosova Sot Online)