Malcom nuk paraqitet në stërvitjet e Barcelonës

  • 01 August 2019 - 21:45
Malcom nuk paraqitet në stërvitjet e Barcelonës

Malcom ka munguar sot në stërvitje të Barcelonës në mëngjes, derisa pritet që ai ti bashkohet Zenit Saint Petersburg

Sulmuesi brazilian i ishte dhënë leja për të mos ju bashkuar klubit katalunas në mënyrë që ai të përfundojë transferin e tij për skuadrën e Premier Ligës angleze.

Transferi pritet ti pasurojë për 40 milionë euro arkën e Barcelonës, plus pesë milionë euro bonuse për lojtarin që verën e kaluar ju bashkua Barcelonës nga Bordeaux.

Ernesto Valverde pritet që ti jep mundësi të rinjve si; Inaki Pena, Ëague, Guillem, Monchu, Collado, Riqui Puig dhe Carles Perez të cilët kanë stërvitur me lojtarë të ekipit senior.

Barcelona është duke u përgatitur për t’u përballur me Arsenalin për trofeun Gamper Trophy të dielën, kurse Valverde pritet ti këtë tërë lojtarët e skuadrës së parë të gatshëm, edhe pse për Gerard Pique duket se ka probleme me një lëndim në kofshë. 

(Kosova Sot Online)