Correa zgjedh Milanin

  • 01 August 2019 - 22:19
Correa zgjedh Milanin

Sky Sport Italia raporton që sulmuesi i Atletico Madridit, Angel Correa është pajtuar që ti bashkohet Milanit

Marrëveshja është arritur pasi që agjenti i Correas është takuar me zyrtarët e Milanit gjatë ditës së sotme dhe thuhet se argjentinasi dëshiron t’ju bashkohet “kuqezinjve”, pavarësisht interesimit të Valencias dhe Monacos për të.

Por, bësohet se dy klubet kanë arritur marrëveshje për shumën e transferit.

Milan ishte pajtuar me parë që të paguante 40 milionë euro plus bonuse për të por dështimi i Andre Silvas për të kaluar në Monaco e dështoi marrëveshje.

Sipas një raporti të mëhershëm, agjenti Jorge Mendes është duke rihapur bisedimet për Silvas, me mundësi që të reduktoj çmimin në 30 milionë euro plus 20 milionë euro bonuse. 

(Kosova Sot Online)