Bale, gjuan topin në fushën e Real Madridit

  • 01 August 2019 - 22:50
Bale, gjuan topin në fushën e Real Madridit

Pasi dështoi kalimi i tij në Kinë, Gareth Bale është gati për të qëndruar në Real Madrid, pavarësisht se ai nuk është i dëshiruar për Zinedine Zidane.

Mbyllja e afatit kalimtar në Kinë të mërkurën bëri që shpresat e Real Madridit të përfitojnë nga shitja e Gareth Bale janë në pikën më të ulët të se mundshmes.

Bale s’do të zgjedh ndonjë klub para se të përfundojë gushti

Pavarësisht se nuk është në planet e Zinedine Zidane, Bale është përgatitur për të qëndruar në Bernabeu, s’paku deri në afatin e janarit.

Sipas asaj që ka mësuar AS me anë të burimeve të saj, pas dështimit për t’u transferuar në Jiangsu Suning, ai nuk do të largohet në ndonjë skuadër në këtë afat-që do të thotë se topi tani është më shumë në fushën e Madridit.

Nëse Madridi arrin që të aranzhon largimin e Bale këtë verë, ata kanë dy mundësi për ta bërë këtë. Njëra është që të arrin një marrëveshje me lojtarin ku ai do të largohet i lirë dhe do të kërkojë një klub të ri; tjetra është shkëputja e kontratës së tij në mënyrë unilaterale.

Megjithatë, ata mund të mos llogarisin në opsionin e fundit, pasi që duhet t’ia paguajnë tri vite paga, aq sa ka kontratë me uelsiani.

Mund të këtë edhe një rrugë të tretë – nëse, ta zëmë, një klub europian dëshiron ta blej Bale dhe të paguaj pagën e tij prej 17 milionë euro pa taksa. Kjo do të ishte opsioni më i preferuar për Madridin, -por siç qëndrojnë gjërat asnjë blerës potencial nuk është regjistruar.

Bale e di se është në pozicion më të fuqishëm

Përkundër kësaj, Bale bëeson shumë se do të rri në Madrid. Për me tepër, Los Blancos kanë treguar formën parasezonale, kurse ai shpreson që Zidane të shkarkohet në mes të sezonit kështu që ardhja e një trajneri të ri do ta ndryshonte situatën e tij.

Duke marrë parasysh që Los Blancos varën nga largimi i Bale për të nënshkruar me Paul Pogban nga Manchester United, por ish lojtari i Tottenhamit e gjen veten në pozitë më pozitive për të përcaktuar të ardhmen e tij. Kështu, tani topi më shumë është në anën e Madridit se të Bale. 

(Kosova Sot Online)