Andy Ruiz i kërkon meç Tyson Furyt, pas rimeçit me Joshuan

  • 02 August 2019 - 09:03
Andy Ruiz i kërkon meç Tyson Furyt, pas rimeçit me Joshuan

Andy Ruiz Jr është duke e synuar një meç tjetër të madh, këtë herë me Tyson Fury, sapo ta përfundojë rimeçin e tij me Anthony Joshuan.

Boksieri meksikano-amerikan, 29-vjeçar, do të tentojë t’i mbrojt titujt e tij botërorë ËBA, IBF, ËBO dhe IBO, në kategorinë e peshave të rënda, kundër Anthony Joshuas para se të përfundojë viti 2019.

Mirëpo, Ruiz tashmë i ka filluar planet për të ardhmen. Ai e ka qëllim të ndeshet me 30-vjeçarin e pamposhtur, Tyson Furyt, dhe kampionin e ËBC, Deontay Wilderin.

“Kur unë të fitojë kundër Joshuas, do të më pëlqente të ndeshen me Tyson Furyn. Deontay Wilderi është në atë listë gjithashtu. Ai e ka rripin të cilin e dua, e dua titullin e ËBC”, ka thënë Ruiz në një intervistë për “The Joe Rogan Experience”.

“Unë do jem kampion i unifikuar nëse e fitoj atë titull, do t’i kem të gjithë titujt e kategorisë së peshave të rënda dhe do të jem mbreti i ri. Tyson Fury, mendoj se ai është njëri ndër emrat më të mëdhenj”.

Fury e kishte ofenduar më parë Ruizin, duke e përqeshur atë për peshën e tij. Këtë gjë e bëri pasi Ruizi e tronditi botën e boksit, duke e mposhtur 29-vjeçarin Joshua në qershor.

Tani, Ruizi bëri të ditur se është duke tentuar të jetë në formë më të mirë fizike për rimeçin me Joshuan.

“Dua të jem me më shumë muskuj, vetëm për ta tronditur botën edhe më shumë, apo jo? Do të jem më i aftë, më i shpejtë dhe më i fuqishëm nëse e shndërroj këtë dhjam në muskuj”, shtoi Ruiz.

“Nuk po tentoj të bëhem i gjithi me muskuj. Asgjë e tillë. Por, vetëm të jem pak më ndryshe dhe pak më i shëndetshëm. Jam duke punuar për këtë gjë, duke i zgjedhur ushqimet e duhura”.

(Kosova Sot Online )