Ish-drejtori i Milanit zbulon detajet e transferimit të Bonuccit

  • 02 August 2019 - 10:37
Ish-drejtori i Milanit zbulon detajet e transferimit të Bonuccit

Ish-drejtori ekzekutiv i Milanit, Marco Fassone, ka rrëfyer se transferimi i Leonardo Bonuccit nga Juventusi gjatë verës së kaluar kishte qenë gabim, megjithatë ai e mbrojti vendimin e tij për ta blerë mbrojtësin italian.

Qendërmbrojtësi italian i kishte tronditur të gjithë verën e vitit 2017, kur u transferua nga Juventusi në Milan. Vetëm një vit më vonë, verën e vitit 2018, ai u kthye në Juventus.

Megjithatë, shumë tifozë të Juventusit nuk e falën Bonuccin për shkak të mënyrës se si ai e kishte festuar një gol kundër Juventusit, gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës së Milanit.

Dhe Fassone – i cili u largua nga Milani vitin e kaluar, pasi kompania Elliott e mori pronësinë e klubit – e pranoi se kishte gabuar kur e kishte transferuar Bonuccin, mirëpo vazhdoi duke e arsyetuar vendimin e tij.

“Bonucci ishte një gabim, por rinovimi i kontratës së Gianluigi Donarummas nuk kishte qenë një gabim”, kishte thënë Fassone në një intervistë të dhënë për Sportitalian.

“Kur ne e transferuam Bonuccin nga Juventusit, ne veçse i kishim bërë tetë apo nëntë blerje. Strategjia ishte ta krijojmë një skuadër që përshtatet me formacioni 4-3-3, kështu që nuk kishin nevojë për mbrojtës, por për qendërsulmues”.

“Ne i kishin rezervuar 70 milionë euro për atë sulmues. Vendimi që e morëm në fund ishte ta ulim buxhetin për sulmuesit dhe ta transferojmë një lider për zhveshtore. Kur kthehemi prapa, po t’i kishim investuar ato para në një sulmues, do të kishte qenë më ndryshe”.

Ish-grupi i pronarëve shpenzuam mjaft shumë verën e kaluar, veçanërisht për transferimin tronditës të Leonardo Bonuccit nga Juventusi. Atë verë u transferuan edhe Andre Silva, Hakan Calhanoglu, Andrea Conti, Mateo Musacchio, Ricardo Rodriguez, Lucas Biglia, Franck Kessie, Nikola Kalinic dhe Fabio Borini. 

(Kosova Sot Online)