Correa zgjedh Milanin, Atletico të frustruar me klubin italian

  • 02 August 2019 - 11:39
Correa zgjedh Milanin, Atletico të frustruar me klubin italian

Në javën e kaluar, thashethemet janë shtuar që lidhin sulmuesin e Atletico Madridit, Angel Correa me një transferim në Serinë A, tek ekipi AC Milan. Correa vlerësohet nga Los Colchoneros me rreth 50-55 milionë euro dhe klubi i Ligue 1, AS Monaco gjithashtu raportohet se është i interesuar për argjentinasin, dhe është i përgatitur të përmbushë vlerën e lojtarit të caktuar nga Atletico Madridi.

Sidoqoftë, Milani po mundohet të dalë me një ofertë konkrete për të përputhur me të njëjtën vlerësim, më tej i komplikuar nga fakti se Correa e ka zemrën e tij të vendosur në një transferim në Itali, ku do të nënshkruante një marrëveshje pesë-vjeçare me vlerë rreth 3 milion euro në sezon, shkruan Calciomerkato.

Atletico, të etur për të shitur sulmusin, në mënyrë që ata të fillojnë të mbushin vrimat e tjera në skuadrën e tyre, po irritohen nga mungesa e veprimit të Milanit dhe nëse kuqezinjtë nuk dalin së shpejti me një ofertë konkrete dhe të pranueshme nga klubi madrilen, Correa, me të gjitha gjasat, do të mbetet në Atletico.

(Kosova Sot Online)