Drejtori i Man Cityt u përgjigjet akuzave të Kloppit

  • 02 August 2019 - 12:40
Drejtori i Man Cityt u përgjigjet akuzave të Kloppit

Manchester City ka mohuar kategorikisht pretendimet dhe spekullimet e trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp, sipas të cilit, kampionët e Premier League jetojnë në një “ishull virtual” të transferimeve.

Trajneri gjerman i “Të Kuqve” ka nominuar City, bashkë me Barcelonën, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain si klubet që mund të shpenzojnë shuma gjigante financiare me sukses.

Shefi operativ i Manchester City, Omar Berrada i është përgjigjur komenteve të Klopp, vetëm pak ditë para se rivalët e titullit të fundit, të përballen në “Wembley” për Community Shield.

“Në fakt na surprizuan disi ato fjalë. Nuk e di pse do të bënin ato komente? Nuk e kuptoj se pse merren me klubet e tjera”, u shpreh shefi i “Qytetarëve”.

“Nuk është mërzi apo tërbim, thjeshtë na duke e çuditshme që ata theksojnë shpenzimet tona. Ne jemi në rregull me shpenzimet e tyre. E vërteta është që të gjithë klubet elitare investojnë sikurse atyre u duket e përshtatshme. Ne nuk shohim se çfarë bëjnë të tjerët. Liverpool është një rival sportiv madhështor”, deklaroi Berrada.

(Kosova Sot Online)