Rashica shfrytëzon famën për bamirësi në Kosovë

  • 02 August 2019 - 12:41
Rashica shfrytëzon famën për bamirësi në Kosovë

Milot Rashica po kalon nëpër një formë perfekte me Werder Bremenin duke u bërë një futbollist shumë i famshëm në Gjermani dhe më gjerë.

Mirëpo, ylli kosovar është ndër figurat më të famshme edhe në vendlindje si reprezentues i Kosovës. Kjo e bënë shumë krenar yllin kosovar, i cili famën po mundohet ta shfrytëzojë edhe për bamirësi në vendlindje.

“Në Kosovë çdokush është i çmendur pas futbollit. Mendoj se jam një ndër futbollistët më të njohur dhe kjo më bën krenar. Mundohem që ta përdor këtë famë që kam fituar për të bërë gjëra të mira si pjesëmarrja në bamirësi të ndryshme”, ka deklaruar Rashica për “Bildin” gjerman.

(Kosova Sot Online)