Pamje tronditëse në Ligën e Evropës: Gjyqtari lëndohet në mes të përleshjes së lojtarëve

  • 02 August 2019 - 15:12
Pamje tronditëse në Ligën e Evropës: Gjyqtari lëndohet në mes të përleshjes së lojtarëve

Një gjyqtar mbeti i lënduar pasi u godit nga një mjet tymosës, e gjuajtur në fushë nga tifozët, gjatë ndeshjes mes Universitatea Craiova dhe Budapest Honved në rundin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Evropës.

Një përleshje e madhe shpërtheu mes lojtarëve dhe stafit një minutë para se të përfundonte koha e rregullt e ndeshjes dhe të fillonte pjesa shtesë. Në mes të këtyre tensioneve, tifozët filluanë të gjuajnë gjësende në fushë, transmeton Gazeta Express.

Skenat e dhunshme filluan pasi lojtarët e Honvedit e rrethuan sulmuesin e Craiovan, Carlos Fortes, pas tentimeve të tij për t’i bërë ndërhyrje portierit Attila Berla.

Tymosësja e goditi gjyqtarin Arnold Hunter, ndërsa edhe një shkrepëse u gjuajt në fushë nga tifozët. Gjyqtari irlandez pati nevojë për trajtim mjekësor. Pasi që ambulanca u vonua, ndeshja u shty për mbi gjysmë ore.

Trajneri i Honvedit, Giuseppe Sannino, dukej se po i nxiste zyrtarët e ndeshjes për ta suspenduar ndeshjen plotësisht, mirëpo pas një kohë pritjeje, ndeshja rifilloi.

Përballja mbeti barazim pa gola në 120 minuta lojë, ndërsa Cariova avancoi në rrethin e tretë kualifikues pasi që i fitoi gjuajtjet e penalltive me rezultat 3:1. Megjithatë, Honved është ankuar në UEFA për këtë ndeshje.

(Kosova Sot Online)