Zyrtare: Barcelona e shet Malcomin në Zenit

  • 02 August 2019 - 16:39
Zyrtare: Barcelona e shet Malcomin në Zenit

Barcelona e konfirmoi, përmes rrjeteve sociale, shitjen e anësorit brazilian, Malcom, në Zenit për 50 milionë euro, plus pesë milionë euro të tjera në formë të bonuseve.

Malcomi largohet nga “Camp Nou” vetëm një sezon pasi iu bashkua klubi katalonas në mënyrë kontroverse nga Bordeaux. Deri në momentet e fundit, ai dukej se do të shkonte në Romë, por Barcelona ndërhyri në fund dhe i ofroi dy milionë euro më shumë për t’i siguruar shërbimet e brazilianit.

Image

 

Pritshmëritë për Malcomin nuk ishin të jashtëzakonshme, pasi që Lionel Messi, Luis Suarez, Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele ishin në radhë për formacion të parë para tij.

Megjithatë, ai nuk arriti ta bindë trajnerin Ernesto Valverde në mundësitë që iu dhanë. Në 24 paraqitjet e tij për Barcelonës, ai i shënoi katër gola. Vetëm 11 herë ai kishte qenë titullar.

Ndeshja më e mirë e tij në fanellën e Barcelonës ishte ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit në Camp Nou, kur ai u zgjodh lojtari i ndeshjes, pasi që shënoi dhe e barazoi rezultat 1:1.

(Kosova Sot Online)