E konfirmon Van de Beek: “Madridi është duke u interesuar për mua”

  • 02 August 2019 - 16:53
E konfirmon Van de Beek: “Madridi është duke u interesuar për mua”

Van de Beek ka konfirmuar se Reali është duke u interesuar për ta transferuar në “Santiago Bernabeu”

Nëse gjithçka nuk shkon siç duhet me afrimin e mundshëm të Paul Pogbas, Donny Van de Beek është plani B i Real Madridit.

Tashmë këtë e ka konfirmuar edhe mesfushori i Ajaxit.

“Por, Real Madridi është duke u interesuar për mua”, tha lojtari, “por jeni duke shkuar shumë shpejt”, iu përgjigj më tej gazetarit. “Nuk dua të flas se çfarë ka, çfarë po ndodh, jam i fokusuar te ndeshja me Vitessen”.

Real Madridi ka dështuar të jap sinjale pozitive në ndeshjet parasezonale, duke pësuar tre humbje, ka fituar kundër Arsenalit me penallti dhe e ka mposhtur Fenerbahcen 5-3, me një mbrojtje e mesfushë që lë shumë për të dëshiruar.

Kështu, Zinedine Zidane e sheh Paul Pogban e Manchester Unitedit si çelësin kryesor të skuadrës, por nëse gjithçka komplikohet, duket se do të jetë Donny Van de Beek ai që do ta veshë fanellën e Realit.

(Kosova Sot Online)