Situata është e komplikuar, veprimi i Neymarit me drejtorin sportiv të PSG-së

  • 02 August 2019 - 17:31
Situata është e komplikuar, veprimi i Neymarit me drejtorin sportiv të PSG-së

Neymar e do largimin nga Parisi me çdo kusht, edhe pse Kylian Mbappe publikisht ka shprehur dëshirën për të luajtur sërish me brazilianin në Francë. 27-vjeçari me shumë gjasa do të kthehet në Barcelonë.

Kemi hyrë në muajin e fundit të afatit kalimtar veror, muaji vendimtar për të ardhmen e brazilianit, Neymar.

27-vjeçari e do me çdo kusht largimin nga Paris Saint Germain dhe veprimet qw bën, japin githmonë sinjale të tilla.

Së fundmi, ai ka injoruar drejtorin sportiv te klubit, Leonardon, i cili iu bashkua ekipit dhe i përshëndeti një nga një, por Neymar nuk e bëri këtë.

Braziliani lidhet fuqishëm me një rikthim të mundshëm në “Camp Nou”, objektivi i vetëm tani për tani i Barcelonës për të kompletuar super skuadrën për sezonin 2019/20.

Për situatën e Neymar, gjatë ditës foli edhe sulmuesi.

(Kosova Sot Online)