E konfirmon Guardiola, Man City do ta shesë Sanen nëse lojtari kërkon largimin

  • 02 August 2019 - 18:41
E konfirmon Guardiola, Man City do ta shesë Sanen nëse lojtari kërkon largimin

Sane është i lirë të largohet nëse dëshiron sipas Guardiolës, por deri më tani – ai s’ka treguar një dëshirë të tillë.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka insistuar se ai dëshiron që Leroy Sane të qëndrojë në “Etihad Stadium”, por do të flasë me klubin nëse anësori kërkon largimin.

23-vjeçari iu bashkua Man Cityt në vitin 2016 nga Schalke, por nuk ka qenë gjithmonë zgjidhja e parë për Pep Guardiolën.

Bayern Munich interesohet për sulmuesin gjerman, të cilit i garanton një vend në 11-she.

“Javë më parë, drejtori sportiv Txiki [Begiristain] më tregoi se (marrëveshja e kontratës) ka qenë shumë afër. Por tani nuk është. Tani është më ndryshe. Është siç është”, tha Guardiola.

“Dua që lojtari të qëndroj. Ai s’më ka thënë asgjë. Ky është realiteti. Nëse troket në derë dhe më thotë se dëshiron të largohet, atëherë do të flasim me klubin. Duam që ai të qëndrojë sepse duam t’ia zgjasim kontratën për më shumë se një vit”.

(Kosova Sot Online)