Përfaqësuesja e Kosovës nesër luan me Çekinë

  • 02 August 2019 - 19:22
Përfaqësuesja e Kosovës nesër luan me Çekinë

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll U17 (femrat) është vendosur sotë në Itali, ku prej nesër zhvillohet kampionati evropian, Divizioni B.

Menjëherë në ditën e parë kombëtaren tonë e pret ndeshje shumë e vështirë ndaj Çekisë.

Ndeshja me çeket luhet nga ora 14:00. Synimet e kombëtares tonë janë solide për këtë evropian. Ky grup i vajzave për herë të parë luan së bashku, ka përvojën e parë ndërkombëtare, por vajzat kanë premtuar maksimumin. Trajneri Arben Parduzi është i kënaqur me përgatitjet e bëra.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Kemi stërvitur dy herë në ditë në Pejë dhe jemi munduar të zbatojmë ato që na janë thënë nga selektori Agron Shabani. Vajzat kanë dhënë më të mirën gjatë këtyre ditëve, që të komponohen sa më mirë. Synimet janë të tregojmë lojëra sa më të mira dhe të marrim rezultate pozitive. Lojën e parë e kemi nesër ndaj Çekisë së fortë dhe vajzat janë të motivuara. Presim lojë të fortë“, ka thënë Parduzi.

(Kosova Sot Online)