Lionel Messi dënohet 3 muaj nga CONMEBOL

  • 03 August 2019 - 08:31
Lionel Messi dënohet 3 muaj nga CONMEBOL

Tashmë ka ardhur vendimi, Messi nuk do të ketë të drejtë të luajë me Argjentinën tre muaj. Dënimi do të hyjë në fuqi sot ( e shtune 3 gusht) deri më 3 nëntor.

10-shi magjik i Barcelonës, Leo Messi ka marrë një dënim të rëndë nga CONMEBOL. Ai është dënuar me 3 muaj moslojë me përfaqësuesen e Argjentinës, raporton AS.

Ky dënim vjen për shkak të akuzave për korrupsion që i bëri Messi drejtuar Federatës së futbollit të Amerikës Jugore.

Leo nuk ishte aspak i kënaqur me mënyrën se si shkuan gjërat në Kupën e Amerikës, duke pretenduar se kishte korrupsion të madh.

Pas eliminimit nga Kili, ku u ndëshkua me të kuq, ai kishte thënë: “Nuk na lejuan të jemi në finale. Fatkeqësisht, e përsëris, korrupsioni, gjyqtarët dhe të gjithë nuk i lejuan njerëzit ta shijojnë futbollin”.

Dënimi i Messit do të hyjë në fuqi sot 3 gusht dhe do të qëndrojë në fuqi deri më 3 nëntor.

Ai do t’i humbasë ndeshjet e caktuara nga FIFA në shtator (5 kundër Kilit dhe 10 kundër Meksikës) gjithashtu në tetor (9 kundër Gjermanisë e konfirmuar).

Por, do të mund të participojë për ndeshjet e nëntorit që Argjentina i zhvillon nga 11 deri 19. 

(Kosova Sot Online )