Rogers e konfirmon arritjen e marrëveshjes me Man Unitedin për Maguire

  • 03 August 2019 - 08:36
Rogers e konfirmon arritjen e marrëveshjes me Man Unitedin për Maguire

Harry Maguire duket se do ta veshë fanellën e Manchester Unitedit sezonin e ardhshëm. Ai do të transferohet te “Djajtë e Kuq” për 80 milionë funte, duke u shndërruar në mbrojtësin më të shtrenjtë në histori të futbollit, që deri më tani pozitën e parë e mbante Virgil van Dijk i Liverpoolit (75 milionë funte)

Trajneri i Leicester City, Brendan Rogers, ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për çmimin me Manchester Unitedin për shitjen e mbrojtësit, Harry Maguire, por lojtari ende nuk ka diskutuar me klubin për kushtet personale.

Rogers beson se çdo gjë do të zgjidhet këtë vikend.

“Ka pasur kontakte mes dy klubeve dhe është rënë dakord për çmimin e transferimit”, u shpreh Rogers.

“Tani Harry duhet të flasë me ta për të parë nëse mund të arrijë marrëveshje për kushte personale”.

“Kjo është diçka në dorën e tij. Dhe, atëherë, natyrisht, vizitat mjekësore. Përveç kësaj nuk ka më shumë gjëra tjera për të thënë”.

“Me siguri pas fundjavës do të dimë më shumë. Por sigurisht është e qartë që të dy ekipet kanë rënë dakord për çmimin”.

Gjatë ditës së djeshme, u raportuar se Unitedi ka paguar 80 milionë funte për 26-vjeçarin, që do të shndërrohet në mbrojtësin më të shtrenjtë në histori, duke zbritur në vendin e dytë atë të Liverpoolit, Virgil Van Dijk.

(Kosova Sot Online )