Klopp kundër startit të hershëm të Premierligës

  • 03 August 2019 - 10:18
Klopp kundër startit të hershëm të Premierligës

Jurgen Klopp kërkon që të ndryshohet kalendari i Premierligës

Liverpooli do të përballet të dielën me Manchester Cityn për Superkupën e Anglisë pothuajse dy muaj pas triumfit në Champions League.

Sadio Manes i është dhënë leja që të mungojë pas pjesëmarrjes me Senegalin në Kupën e Kombeve të Afrikës, turne që përfundoi me 19 korrik.

Kurse janë në dyshim edhe Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe portieri, Alisson, që të gjithë i janë bashkuar vonë “Redsave” pas detyrave me kombëtare, me Brazilin e Egjiptin.

Kështu, Klopp s’do ta ketë të gatshëm ekipin e plotë për ndeshjen e nesërme, por as për startin e Premierligës dhe ai është i habitur me vendimin e FA, pasi në Itali, Spanjë e Gjermani Liga fillon shumë më vonë.

“Këtë diskutim, dikush duhet ta fillojë”, tha Klopp.

“Kam folur me Carlo Ancelottin – Italia ka 20 ekipe gjithashtu dhe nis sezonin me 24 gusht. [Kalidou] Koulibaly ka luajtur me Sadion në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe ka katër javë pushim. Ai nuk është as afër që të kthehet”.

“Nuk e di pse (Premierliga) starton kaq herët. Vitin e ardhshëm është Copa America dhe Evropiani dhe ne startojmë, mendoj, në të njëjtën datë. Nuk e di pse”, shtoi mes tjerash Klopp.

(Kosova Sot Online )