United ofron 50 milionë euro për David Neres?

  • 03 August 2019 - 11:48
United ofron 50 milionë euro për David Neres?

Manchester United, pas arritjes së marrëveshjes me Leicester për Harry Maguire, i cili do të transferohet në “Old Trafford” për 93 milionë euro, rekord për një mbrojtës, është gati të bëjë një goditje tjetër në merkato.

Sipas shtypit anglez, “Djajtë e Kuq” kanë bërë një ofertë 50 milionë euro David Neres, i cili ka realizuar 12 gola dhe ka dhënë 15 asiste në 50 ndeshjet e luajtura sezonin e kaluar me Ajaxin.

Kontrata e brazilianit me klubin holandez skadon në vitin 2022 dhe mësohet se lojtari nuk ka ndërmend ta rinovojë atë.

(Kosova Sot Online)