E ardhmja e Hysajt mes Italisë dhe Anglisë

  • 03 August 2019 - 13:48
E ardhmja e Hysajt mes Italisë dhe Anglisë

Garë treshe për Elseid Hysaj. Ashtu siç vetë mbrojtësi kuqezi e ka pranuar, por njëkohësisht edhe menaxheri i tij, 25-vjeçari po kalon orët e fundit tek Napoli. Për Hysaj, janë disa klube që kanë shfaqur interes.

Presidenti i Napolit, De Laurentiis, në fakt kërkon 25 milionë euro për Hysaj, por  gjithsesi diferenca mes ofertës dhe kërkesës nuk është aq e madhe sa  bisedimet të dështojnë.

Roma është një prej klubeve që kërkon të ketë në dispozicion shërbimet e mbrojtësit, ndërsa nga Premier League, pas largimit të Trippier, Tottenhami sheh pikërisht shkodranin si pasuesin ideal për pozicionin e lënë bosh.

Por, mesa duket interes konkret po shfaq Juventusi. Interesimi i vazhdueshëm i Manchester City për Joao Cancelon ka vënë në alarm Fabio Paraticin, i cili po qëndron në gjëndje gatishmërie, pasi nëse portugezi do të largohet, atëherë sulmi do të jetë i gjithë për të veshur Hysajn bardhezi.

Te Juventusi, ai do të ribashkohej me Maurizio Sarrin, me të cilin ka punuar te Napoli dhe Empoli, teksa një kalim i tillë do t’i pëlqente edhe vetë Sarrit, pasi edhe gjatë kohës kur drejonte Chelsean, vazhdimishit tentoi ta transferonte në Londër. Alternativa të shumta për Hysaj, teksa e ardhmja mbetet në dilemë, e vetmja gjë e sigurt është që tek napoli mbojrtësi kuqezi po kalon orët e fundit. 

(Kosova Sot Online)