Milani “fërkon” duart, derbi francez për Suson

  • 03 August 2019 - 13:55
Milani “fërkon” duart, derbi francez për Suson

Milani kërkon të arkëtojë sa më shumë para për të riinvestuar në merkaton e kësaj vere dhe një nga të sakrifikuarit e skuadrës kuqezi mund të jetë spanjolli Suso.

Për ish-lojtarin e Liverpoolit nuk interesohet vetëm Roma pasi për Suson duke iu referuar lajmeve që raportojnë mediat italiane ka nisur një derbi francez në merkato.

Për Suson interesohen Marseille dhe Lyon, me OM dhe OL që do të bëjnë gjithçka për ta transferuar lojtarin në Ligue 1.

Milani kërkon të paktën 30 milionë euro për kartonin e futbollistit spanjoll, në mënyrë që të lejojë largimin e Susos.

25-vjeçari është pjesë e Milanit që nga viti 2014, por ka luajtur vetëm katër sezone – pasi në edicionin 2015/16 është huazuar te Genoa.

Ai ka bërë 136 paraqitje me kuqezinjtë dhe ka shënuar 23 gola, teksa ka dhuruar edhe shumë asiste.

(Kosova Sot Online)