Shpërblehet Kylian Mbappe

  • 03 August 2019 - 16:18
Shpërblehet Kylian Mbappe

Mbappe është vlerësuar lojtari më i mirë pas golit në finale të së Superkupës së Francës.

Paris Saint Germain e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri 2019/20, duke fituar Superkupën e Francës, pasi e mposhti 2-1 në finale skuadrën e Rennes.

Golin në këtë ndeshje e gjeti edhe 20-vjeçari i talentuar, Kylian Mbappe.

Ai shënoi për 1-1 në minutën e 57’, para se Angel di Maria të shënojë për 2-1 në minutën e 73’ për të përmbysur gjithçka dhe për t’ia siguruar titullin Parisit.

Për shkak të golit dhe paraqitjes për 90 minuta, në fund Mbappe u vlerësua si lojtari më i mirë i finales.

“Është ndjenjë e mirë, dje diskutuam se duhet ta nisim sezonin mirë. Kemi edhe shumë punë para, por e pamë se ekipi tregoi shpirt. Vuajtëm në disa momente, por ishim të bashkuar. Luftuam mirë dhe dhamë gjithçka”, tha Mbappe pasi mori çmimin e më të mirit dhe shënoi golin e parë për sezonin 2019/2020.

Image

(Kosova Sot Online)