Top 5 lojtarët aktiv që kanë fituar më së shumti trofe

  • 03 gusht 2019 - 16:48
Top 5 lojtarët aktiv që kanë fituar më së shumti trofe

Dani Alves është lojtari që ka fituar më së shumti trofe nga të gjithë. Ai mund ende të shtoj edhe disa pasi nënshkroi kontratë tre vjeçare me ekipin e Sao Paulos nga Brazili.

Por, kush janë top 5 lojtarët aktiv me më së shumti trofe në botë ?

Listës i prin Dani Alves me 41 trofe të fituar gjatë karrierës së tij. I dyti pas tij është Andres Iniesta me 35, ndërsa menjëherë pason Leo Messi me 34. Top 5-shen e përmbyllin Gerard Pique me 33 dhe Ibrahimovic me 32, shkruan Indeksonline.

Nga kjo listë vërehet se të gjithë këta lojtarë kanë luajtur ose luajnë ende për Barcelonën, ku edhe i kanë fituar shumicën e trofeve.

(Kosova Sot Online)