Bylbyl Sokoli, trajner i Feronikeli? Reagon klubi drenicas

  • 03 August 2019 - 17:28
Bylbyl Sokoli, trajner i Feronikeli? Reagon klubi drenicas

Pasi dje u bë e ditur se Feronikeli dhe trajneri Zekirija Ramadani s’do ta vazhdojnë bashkëpunimin për sezonin e ardhshëm, klubi drenicas i ka mohuar lajmet se Bylbyl Sokoli do ta ulet në karrigen e trajnerit të tyre për sezonin e ardhshëm.

Vendimi për t’i ndarë rrugët me trajnerin Zekirija Ramadani u mor pas një mbledhje të klubit me presidentin, Naser Ramaj. Pasi e analizuan gjendjen e klubit dhe rezultatet në ndeshjet e fundit, klubi vendosi ta largojë trajnerin.

Ramadani u shpall Kampion i Kosovës me Feronikelin duke arritur ta rrëmbejë edhe Kupën e Kosovës dhe sipas rregullave të FFK-së, ai ka fituar me automatizëm edhe Superkupën. Pas largimit të tij, në media flitej se Bylbyl Sokoli do ta zëvendësonte atë, lajm të cilin e ka mohuar klubi.

“KF Feronikeli hedhë poshtë spekulimet e mediave kinse është arritur marrëveshje mes klubit tonë dhe trajnerit Bilbil Sokoli, madje as qe kemi biseduar me të”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga faqja zyrtare e Feronikelit.

“KF Feronikeli sqaron opinionin se është afër marrëveshjes me një trajner të huaj dhe shpejt pritet zyrtarizimi i tij”

“Lusim mediat se para se të plasojnë lajme të marrin informacione nga klubi i cili është i hapur për të gjithë të interesuarit”. 

(Kosova Sot Online)