Pogba jashtë skuadrës, formacionet zyrtare Man United – Milan

  • 03 August 2019 - 17:48
Pogba jashtë skuadrës, formacionet zyrtare Man United – Milan

Paul Pogba është pjesë e skuadrës së Manchester Unitedit që do të përballet sot në orën 18:30 me Milanin në stadiumin e Cardiffit, në kuadër të International Champions Cup.

Mesfushori francez mungon zyrtarisht për shkak të një lëndimi në shpinë, mirëpo mediumi spanjoll, El Chiringuito, raporton se Pogba mungon pasi që e dëshiron transferimin në Spanjë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë përkundër mungesës së Pogbas dhe Romelu Lukakus, i cili s’ka luajtur në asnjërën ndeshje parasezonal, Manchester Unitedi do të tentojë ta mbyllë këtë turne me rekord të përsosur. Me fitore kundër Milanit, Manchester Unitedi do të tentojë ta fitojë trofeun e International Champions Cup.

Një fitore me epërsi prej tre golash ose më shumë do të bënte që “Djajtë e kuq” të dalin para kampionit portugez, Benfica, në ICC. Milanit i duhet të paktën një pikë për t’u larguar nga fundi i tabelës, pasi që i ka humbur të dy ndeshjet e ICC deri më tani, pa e shënuar asnjë gol.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Manchester United:

Image

 

(Kosova Sot Onlien)