Portieri i Vllaznisë së Shkodrës shpëton edhe një tjetër kosovare në Velipojë

  • 03 August 2019 - 17:51
Portieri i Vllaznisë së Shkodrës shpëton edhe një tjetër kosovare në Velipojë

Një tjetër pushuese nga Kosova është shpëtuar këtë të shtunë nga portieri i Vllaznisë së Shkodrës, Eldi Hasani, në Velipojë.

Sipas informacioneve të Korrierit, Eldi Hasani, është bërë edhe këtë herë protagonist, duke shpëtuar kosovaren E.V., 54-vjeçare, e cila ka shfaqur vështirësi në det.

Pas dhënies së ndihmës së parë nga vrojtuesi i plazhit, ka ardhur ambulanca dhe eshte bere e mundur transportimi drejt qendres shendetsore per nje ndihme me te specializuar.

Image

(Kosova Sot Online)