Moussa Wagué, fytyra e katërt e re e Barcelonës për sezonin 2019/20

  • 04 August 2019 - 08:57
Moussa Wagué, fytyra e katërt e re e Barcelonës për sezonin 2019/20

Xavi Hernández dhe Sergio Busquets

Moussa Wagué është lojtar i ri i ekipit të parë të FC Barcelona.

Pas transferimeve të Frenkie de Jong, Neto dhe Griezmann, mbrojtësi i djathtë bëhet fytyra e katërt e re për Ernesto Valverden, për sezonin 2019/20.

Wagué luajti sezonin e kaluar për Barça B, dhe gjithashtu ka bërë tri paraqitje për ekipin e parë kundër Huescas, Celtas dhe Eibarit.

Wagué, i cili me Senegalin arriti në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës, është tejet i lumtur për promovimin në ekipin e parë të Barçës.

Ai do ta veshë fanellën me numrin 16 dhe do të jetë futbollisti i 11-të që do ta bartë këtë numër që nga viti 1995. 

(Kosova Sot Online)