Guardiola kundër çmimit “The Best”, nuk i besohet lënia jashtë e Bernardo Silvas

  • 04 August 2019 - 09:58
Guardiola kundër çmimit “The Best”, nuk i besohet lënia jashtë e Bernardo Silvas

Guardiola është i zemëruar që asnjë lojtarë i Manchester City nuk ka arritur të hyjë në top 10 më të mirë në Evropë.

Këtë javë u mësuan të nominuarit për çmimin “The Best”, lojtarit më të mirë në Evropë për vitin 2019 dhe çuditërisht, asnjë lojtarë i Manchester City nuk është në listë.

Kjo e ka zemëruar Pep Guardiolën, për faktin se City fitoi katër trofe sezonin e kaluar, ndërsa Bernando Silva është i preferuari i tij dhe mendon se meriton të vlerësohet shumë më shumë.

“Nuk po them se 10 të nominuarit për çmimin nuk e meritojnë, por për shembull në çmimet e Premierligës, kemi pasur pesë po gjashtë lojtarë të nominuar. Kemi fituar katër trofe dhe asnjë lojtarë i jonë nuk është në listë. Ndoshta sepse vetëm iu intereson Champions League. Për këtë çmim iu interesojnë vetëm çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja. Kur e fiton Ligën e Kampionëve je në listë, 10, 11 muajt e tjerë nuk vlejnë asgjë”, u shpreh Guardiola.

Ai pastaj nisi të ironizoi me FIFA-n.

“Për këtë çmim ndoshta duhet t’i fitojmë 5 trofe, apo 6 në rastin e Bernardo Silvas”. Lojtarë të Premierligës për çmimin “The Best” para atyre të Man City janë nominuar Harry Kane dhe Eden Hazard. Ndërsa ndryshe justifikohet prezenca e fituesve të Champions League (Mané, Salah dhe Van Dijk). 


(Kosova Sot Online)