Nuk ka VAR, por gjyqtari bënë një gjest që i tërbon të gjithë

  • 04 August 2019 - 11:20
Nuk ka VAR, por gjyqtari bënë një gjest që i tërbon të gjithë

Gjyqtari bolivian, Raul Orosco, ka bërë xhiron e mediave, pas një episodi ditën e djeshme, në takimin që po arbitronte mes Always Ready dhe Bolivarit, në kampionatin e Bolivisë.

Në minutën e 95-të, skuadra vendase pretendoi për një penallti në zonën e Bolivarit, teksa po humbiste sfidën 0-1. Pas shumë protestave, gjyqtari Orosco doli nga fusha për t’u konsultuar me kolegët e tij, dhe kur u kthye në fushë, bëri shenjën e VAR-it, dhe akordoi penallti për vendasit.

Por, çudia qëndron se në kampionatin e Bolivisë, VAR-i nuk është ende në përdorim, për të parë këto situata të dyshimta, janë vetëm arbitrat që vendosin.

Për rreth 10 minuta, lojtarët e Bolivarit po protestonin, pikërisht për këtë veprim të arbitrit, por ky i fundit ishte i bindur në vendimin e tij. Gjithsesi, penalltia u krye vetëm në minutën e 107-të, dhe topi përfundoi në shtyllë, duke mos arritur ta shndërrojnë në gol.


(Kosova Sot Online)