Solskjaer konfirmon kapitenin e skuadrës për sezonin e ardhshëm

  • 04 August 2019 - 12:17
Solskjaer konfirmon kapitenin e skuadrës për sezonin e ardhshëm

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka konfirmuar se Ashley Young do të jetë kapiten i skuadrës për sezonin e ardhshëm.Këtë ai e ka konfirmuar në ndeshjen e fundit para-sezonale kundër Milan.‘Djajtë e Kuq’ barazuan 2:2 në kohën e rregullt, por nga pika e bardhë ishin më të saktë për të shënuar fitoren.

E sa i përket çështjes së kapitenit, tekniku norvegjez ka konfirmuar se veterani Young do ta bart shiritin.”Padyshim që David [de Gea] do të jetë kapiten i dytë, por kur Ash do të jetë në fushë do të marrë shiritin. Kur Ash starton, ai do të mbajë shiritin”.Kur u pyetë nëse kjo do të thotë që Young është kapiten i klubit, Solskjaer u përgjigj: “Me siguri që është kështu”.

(Kosova Sot Online)