Zyrtare: Junior Firpo është i Barçës deri më 2024 me klauzolë 200 milionë euro

  • 04 August 2019 - 13:57
Zyrtare: Junior Firpo është i Barçës deri më 2024 me klauzolë 200 milionë euro

Junior Firpo edhe zyrtarisht është i Barcelonës. Ai ka nënshkruar kontratë deri më 2024 dhe do të ketë klauzolë lirimi 200 milionë euro.

Barcelona ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të majtë, Junior Firpo nga Real Betis.

23-vjeçari është blerë për 18 milionë euro plus 12 të tjera bonuse dhe ka nënshkruar kontratë deri më 2024.

Barcelona ka njoftuar se lojtari do të ketë klauzolë lirimi 200 milionë euro.

Junior bëhet lojtari i pestë i ri në ekipin e Ernesto Valverdes për sezonin 2019/20, pas Frenkie de Jong, Neto, Antoine Griezmann dhe të riut të akademisë që u promovua në ekipin e parë, Moussa Wagué

 

(Kosova Sot Online)